Festivali i Këngës Popullore Qytetare Berat 2012

QKVF hapi sezonin artistik për vitin 2012 me Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës  Popullorë  Qytetare (edicioni 12), I cili u mbajt  në  qytetin e Beratit  në  datat  26-27 Prill 2012. Festivali  në  një atmosferë  festive u çel, me  ekspozitën e  kostumeve popullore në  Hollin e Qendrës Kulturore përgatitur nga “ TRADITA –EDLIRA’“ dhe  në orën 19:00 me koncertin  e mirëseardhjes, organizuar nga Qëndra Kulturore  Berat, me bandën e këtij qyteti, e cila interpretoi këngë e melodi patriotike të cilat u pritën me duartrokitje të vazhdueshmë nga publiku.

Grupi  Prizrenit hapi garën, me një program, ku kënga për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, u këndua edhe nga shikuesit në  sallë. U  dalluan këngëtarët  e mirënjohur të këtij grupi Sedat Kuçi   e Festim Bytyçi etj. Grupi i Fierit ,u paraqit me një orkestrinë të kompletuar me solistë, dhe  grup këngëtarësh të spikatur. Grupi i Elbasanit kishte ardhur në këtë festival me një pergatitje serioze dhe  me figura të tilla si vëllezrit Zena, Eglantina Toska dhe sidomos grupi i burrave të cilët shpalosën më së miri traditën e këtij qyteti në këngën popullore qytetare. Lushnja pati një performancë mjaf profeisionale. Solistët  Valbona Hekurani e Gëzim Xhaxhaj të shoqëruar edhe nga kompleksi, interpretuan me  nivel të  lartë artistik  repertorin e tyre. Si gjithmonë, me  duartrokitje,  u prit  grupi i Tetovës, që në repertorin e tij  kishte material muzikore të karakterit  historik dhe lirike ku solistët  Jetmir Rexhepi, apo vëllezrit Sejdiu, merituan vlerësimin maksimal të spektatorit Beratas.

(more…)