Kiteret Shkencore dhe Organizative Të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar Të Këngës Popullore Qytetare
1- Në këtë festival do të marrin pjesë grupe të Qendrave Kulturore të rretheve si dhe grupe përfaqësuese të Shoqatave.
2- Repertori me të cilin do të paraqiteni në festival duhet të jetë i ndërthurur ndërmjet këngëve më të herëshme qytetare të trevës përkatëse si dhe krijimeve të reja të cilat janë brënda ligjësive. (programi duhet të përmbajë rreth 30% krijimtari të pas viteve 70 të afirmuara dhe pranuara nga publiku). Formacioni orkestral duhet të jetë i ndërtuar me instrumentet popullore përkatës, duke evituar instrumentat elektronik .
3- Në rastin e repertorit tradicional të trashëguar duhet të bëhet kujdes për të sjellë krijime të mirëfillta duke shmangur denatyrimet dhe deformimet.
- Përzgjedhja e këngëve përfaqësuese të bëhet mbi bazën e orgjinalitetit krijues dhe cilësisë artistike të përcjelljes (nivelit të këndimit dhe shoqërimit orkestral).
- Të mos ndërhyhet për të ndryshuar tekstet orgjinale me tekste të sajuara apo krijime të reja me nivel të dobët.
4- Në rastin e krijimtarisë së re duhet patur parasysh:
- Krijimtaria mund të sillet me orkestracionin ekszistues por edhe me orkestracion të ri duke i’u përmbajtur shtratit orgjinal të saj.
- Orkestrina e cila do të shoqërojë këngët mund të jetë ajo tradicionale duke ruajtur një tingëllim orgjinal pa efekte elektronike të tepërta dhe të panevojshëm.
- Këngët duhet të paraqiten nën emrin e autorit të saj, kur ai njihet si i tillë. Infromacioni për këto këngë duhet të ketë, emrin e kompozitorit, autorit të tekstit si dhe orkestruesit ( në rast kur është bërë një orkestrim i ri).
5- Grupet duhet të kenë veshje korrekte të artistëve. Mundësisht të dilet në skenë me veshje popullore qytetare ( veçanërisht femrat). Në rast të kundërt të realizohet një veshje civile klasike, duke ruajtur unitetin artistik larg ekstravagancës.
6- Nuk do të pranohet në program repertori i vitit të kaluar.
- Mbështetur në Statutin e Festivaleve Folklorike Tipologjike Kombëtare, grupet pjesëmarrëse që do të përfaqësojnë qytetet përkatëse duhet të dalin nga takimi i grupeve të ndryshme që ju vetë mund të organizoni në institucionin tuaj.
- Grupet pjesëmarrëse do të paraqiten në konkurim me program deri në 20 minuta, me një numër pjesëmarrësish jo më shumë se 12 veta.
- Komisjonet përzgjedhëse të specializuara, në bazë të kritereve shkencore, do të përcaktojnë numrat që do të përfaqësojnë qytetin tuaj në këtë aktivitet të rëndësishëm kombëtar ose mos kualifikimin e ndonjë grupi për nivel të dobët artistik.
- Grafiku i ardhjes së komisjonit përzgjedhës do të njoftohet zyrtarisht.
- Shpenzimet e fjetjes dhe të ushqimit për ditët e qëndrimit në festival do të përballohen nga ana jonë. Shpenzimet e udhëtimit përballohen nga ana juaj.
- Këngët e përcaktuara nga komisjoni për konkurim duhet të kenë të shkruajtur vijën melodike, tekstin dhe një historik të shkurtër të krijimit të tyre, të cilat do ti dorëzohen komisjonit përzgjedhës përpara konkurimit.
- Dokumentacioni duhet të bëhet në 8 kopjo dhe të dorëzohen pranë Jurisë minimalisht 3 orë përpara konkurimit. Mos dorëzimi i tyre në kohë sjell mosvlersimin tuaj nga Juria. Pjese e dokumentacionit duhet të jetë domosdoshmërist lista emërore e të gjithë delegacionit pjesmarrës në festival ( ku përfshihen artistët që do të ngjiten në skenë dhe drejtuesit e grupit), të firmosur dhe vulosur zyrtarisht.
- Për çdo sqarim, kontaktoni në Nr Tel&Fax: 04 2254 580, Tel: 04 2232321
Cell: 069 22 56 975 ,068 22 02 335 e-mail: qkvfolk@yahoo.it
KOMITETI ORGANIZATOR