KRITERE SHKENCORE TË FESTIVALIT FOLKLORIK TIPOLOGJIK KOMBËTAR TË ISO – POLIFONISË

  • Në festivalin  e iso-polifonisë shqiptare marrin pjesë individë, grupe të shoqatave folklorike dhe grupe të Qendrave Kulturore të rretheve që këndojnë krijime muzikore popullore polifonike me 1,2,3,4 zëra.

 

  • Parapëlqehet që të garohet me interpretime të krijimeve tradicionale me shoqërim të instrumenteve si fyell, cyladyjare, gajde etj.

 

  • Nuk lejohet të garojnë këngë të shoqëruara me instrumenta të temperuar apo melodi instrumentale me to.

 

  • Përzgjedhja e vlerave përfaqësuese bëhet mbi bazën e orgjinalitetit dhe nivelit cilësor të bartjes dhe interpretimit.

 

  • Përparësi kane krijimet e mirëfillta tradicionale, duke nxjerë në pah krijimet më të lashta dhe duke shmangur denatyrimet e krijimeve polifonike.

 

  • Krahas krijimeve të ardhura nga folklori burimor i hershëm, merren në konsideratë dhe raste kur ka zhvillim në ekzekutim dhe interpretim, por brenda ligjësive foklorike.

 

  • Për të krijuar larmi në festival është mirë që krijimet të interpretohen brenda natyrës së tyre, veç nga grupe burrash e grash, nga të moshuar e të rinj.

 

  • Për mbarëvajtje sa më cilësore të festivalit është e nevojshme të kryhen përpjekje për të sjellë krijime polifonike të panjohura nga festivalet e deritanishme.

 

  • Tekstet e këngëve të mos deformohen dhe të mos sajohen tekste të tjera, të vijnë vlera autentike muzikore, që janë praktikuar dhe që njihen në mjediset përkatëse.

 

  • Veshjet e pjesëtarëve të grupeve duhet të jenë popullore të kompletuara me të gjithë aksesorët e tyre përkatës.