KRITERE SHKENCORE TË FESTIVALIT FOLKLORIK TIPOLOGJIK KOMBËTAR TË VALLES POPULLORE

  • Në Festival marrin pjesë grupe  përfaqësues  të Qarqeve, të individëve a shoqatave folklorike dhe të trevave  shqiptare jashtë kufive të Republikës dhe të ftuar.

 

  • Vlersohen më shumë vallet më të hershme dhe krijime burimore të trevave përkatëse të  gjinive epike dhe lirike, valle burrash dhe grash, valle dyshe, treshe, masive, të përziera, valle të kënduara të shoqëruara ose jo, me instrumente          tradicional.

 

  • Synohet për të sjellë krijime të mirëfillta duke shmangur krijimet e stilizuara nga   koreografë dhe individë të ndryshëm.

 

  • Përzgjedhja e valleve përfaqsuese bëhet mbi bazën e gjinisë,  origjinalitetit,  dhe cilësisë së interpretimit.

 

  • Tek vallet e kënduara kihet parasysh: shoqërimi polifonik e  homofonik,    shoqërimi me mjete ritmike (ideofone) si dhe shoqërimi i heshtur (vallja e logut, e shpatave) . Të mos ndërhyhet për të ndryshuar tekstet origjinale apo për të         sajuar tekste të reja.

 

  • Eshtë e domosdoshme që valltarët dhe instrumentistët të prezantohen  me veshjet e traditës të krahinës, të kompletuara me të gjitha elementët  përbërës.

 

  • Të ngulmohet për të sjellë valle  rituale,  të kohëve sa më të vjetra ku hynë vallet e pranverës, shiut (pagane) si dhe  kristjane , muhamedane  etj

 

  • Mosrespektimi i kritereve dhe shkelja e minutazhit të përcaktuar në kriteret organizative, sjellë skualifikim.