KRITERET SHKENCORE TE FEST TE RAPSODEVE DHE ISTRUMENTISTAVE POPULLORE

  • Në këtë Festival marrin pjesë grupe përfaqësuese të Qarqeve që lëvrojnë këtë zhanër muzikor si dhe individë dhe përfaqësues shoqatash kulturore-artistike.

 

  •    Në këtë Festival marrin pjesë vetëm Rapsodët me Lahutë dhe jo me vegla popullore të tjera. Rapsodët të jenë të afirmuar dhe të kenë treguar se janë të konsoliduar me repertorin e tyre. Gjithashtu duhet të dorëzojnë pranë QKVF kasetat apo CD e publikuara me repertorin e tyre.

 

  •   Të kenë përparësi këngët e Eposit të Kreshnikëve, baladat dhe rapsoditë historike me lahutë, duke përfshirë edhe rapsodët lahutarë që pasqyrojnë ngjarje bashkëkohore.

 

  •   Kujdes i veçantë tregohet për përfshirjen në garë të Lahutarëve të rinj.

 

  •  Koha e interpretimit është deri 6 minuta një lahutar, i cili mund të interpretojë një ose disa këngë kreshnikësh, brenda kësaj kohe.

 

  •  Grupet e Lahutarëve ose individët të konfirmojnë pjesëmarrjen dhe programin e tyre 10 ditë përpara zhvillimit të Festivali

 

  • Grupet duhen të paraqiten me kostumet karakteristike të trevës që        

         Përfaqësojnë.