ÇMIMI “Ndue Shyti ”

NDUE    SHYTI

( Artist i Popullit )

Artist i Popullit, instrumentist  virtuoz  dhe krijues në muzikën popullore.Krijues e drejtues i orkestrinës së mirënjohur me instrumenta popullorë të Pukës.

Qysh në moshë të re, me shumë pasion, vullnet e talent të veçantë, duke patur shembull e mesues, instrumentistë të shquar si Gjin  Shkoza, nisi ngjitjen e rrugës artistike në shkallët më të larta.

Duke jetuar në natyrën madheshtore, mes malësorëve trima,  ai nga interpretimi në instrumentat tradicionalë, kaloi në  krijimtarinë e pasur duke sjellë tinguj e melodi të reja që interpretoheshin me mjeshtëri nga  instrumentistë  që i pergatiste vetë .

Turneu i parë në Kinë  në vitin 1966, ishte shumë i suksesëshëm. Orkestrina që drejtohej nga ai u pasurua me instrumenta të rinj si  sharkia, lahuta,fyelli,bilbili,       zumarja me dy pipa,gajdeja dhe gjethja. Në vitin 1969,për punën dhë krijimtatinë e gjerë në  ansamblin “Puka”u vlerësua me titullin  “Artist i Merituar.”

Orkestrina u pasurua edhe me instrumente të tjera si daullja, fisarmonika, kitara dhe çiftelitë e temperuara. Shumë këngë të njohura janë shoqëruar prej saj brënda  e jashtë vendit. Në vitin 1969, orkestrina kishte 104 instrumentistë, prej tyre 30 çifteli ku interpretonin dhe 6 vajza.  Interpretimi dhe krijimtaria e Ndue Shytit njohu pika kulmore shumëdimensionale duke drejtuar dhe interpretuar vetë në 5 vegla  muzikore.

Në vitin 1979 u verësua me titullin “ Artist i Popullit “. Merr pjesë me Ansamblin   “Puka “ , në të gjitha festivalet folklorike kombëtare duke u nderuar me çmime të para dhe dekorohet me Urdhërin “Naim  Frashëri” Kl. I-rë.

Interpretoi me shumë sukses në festivale e veprimtari ndërkombëtare si në Francë, Norvegji, Turqi, Kinë, Austri, Kamboxhia, Amerikë  etj , në perbërje të Ansamblit të Këngeve e valleve Popullore. Ai krijoi 13 pjesë orkestrale dhe disa këngë. Në Festivalin Folklorik Kombëtar të Rapsodëve dhe Instrumentistëve popullorë ne Lezhë 21-22 Qershor 2007, Q. K. V. F. , shpalli çmimin “ NDUE  SHYTI

Të parët që fituan këtë çmim ishin Imerr Neli në vitin 2007 dhe   Tonin  Shkoza në vitin 2008.