ÇMIMI “LAVER BARIU”
Kush është Ustai i madh, Usta Laveri ?
Laver Bariu lindi në Përmet në vitin 1929. Duke luajtur në instrumenta tradicionalë që prodhonte vetë, që I vogël shfaqi një talent të rrallë si instrumentist në gërnetë e këngëtar në zhanrin e sazeve. Me ndihmën e babait u ushtrua edhe në llautë duke luajtur së pari bashkë me të vallen e “ Dados” Instrumenti që e mrekullonte Ustain, ishte gërneta me të cilën luajti me mjeshtri të rrallë këngë, valle e kaba të panumërta bashkë me grupin e sazeve që e ngriti vetë pas Usta Vangjel Leskovikut.
Inçizimet e para me këto saze në vitin 1954 dhe 1957 nga ekspedita shqiptaro-gjermane. Më 1966 regjistron në Radio-Tirana tre kaba Përmetare me klarinetë dhe materiale të tjera. Me sazet e Përmetit merr pjesë në të gjitha festivalet lokale e kombëtare. Ai njihet si krijues i shumë hyrje këngësh, kaba, valle dhe interpretime të shumë pjesëve nga repertori i vjetër i sazeve të Përmetit.
Usta Laveri,regjistrimet kryesore i ka në Radio-Tirana, Televizionin Shqiptar dhe Institutin e Kulturës Popullore. Ai ka dhënë një kontribut të çmuar për instrumentistët e rinj duke qënë shembull për ta. Usta Laveri është quajtur si i fundit i Ustallarëve që ngriti në majat më të larta traditën e sazeve të Shqipërisë së Jugut.
Realizoi CD me muzikë popullore në vitin 1994 në bashkëpunim me shoqëri Angleze dhe një CD në Greqi.CD-ja e tij “Laver Bariu dhe valle dasmash e
realizuar në Austri është shumë e njohur.
Në Mars të vitit 2001,për punën e meritat e tij dekorohet nga Presidenti i Republikes me Urdhërin “ Mjeshtër i Madh i Punës”. Po në vitin 2001, shpallet “Qytetar Nderi” i Përmetit nga Këshilli Bashkiak.
QKVF, duke vlerësuar mjeshtërinë dhe krijimtarinë e Usta Laverit,në vitin 2006, në edicionin e 4-tër të FFTK të sazeve e nderon me “Mirënjohje” dhe vendosi të shpallë çmimin “LAVER BARIU “
Në vitin 2007 çmimin “Laver Bariu” e ka fituar Zhani Struga – Korçë.
Në vitin 2008 çmimin “Laver Bariu “ e ka fituar gërnetisti Sadik Zeqiri – Përmet.
Në vitin 2010 çmimin “Laver Bariu “ e ka fituar gërnetisti Mehmet Topi – Berat.
