Revista “Gjurmë të shpirtit shqiptar”
Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, si i vetmi institucionshtetëror i specializuar për organizimin e veprimtarive Folklorike, në linjën e propogandimit të vlerave të këtyre veprimtarive, merr përsipër botimin e revistës folklorike “Gjurmë të shpirtit shqiptar”. Kjo ishte risi në punën e QKVF.
Hapat e para për platformën e një reviste folklorike u ndërmorën në gjysmën e dytë të vitit 2005. Ajo u plotësua në vitin 2006 me:
- Rekomandime të figurave të folkloristikës tonë: Agron Xhagolli dhe Aleksandër Çipa
- Hartimi i projektit të revistës me të dhënat e plota;
- Miratimi nga Ministri i botimit të kësaj reviste, si dhe i bordit të saj, nga Ministri TKRS
Në bord u miratuan: Esat Ruka – drejtor, Dr.Fejzulla Gjabri – K/redaktor; Arlinda Kondi – përgjegjëse sektori në MTKRS; Prof.Dr.Skënder Selimi – Etnokoreograf, Prof.Dr.Yllka Selimi – Etnologe; Izet Duraku – drejtor i QKIPK dhe Pandi Bello – muzikolog.