Nga përshëndetja në Koferencën Ndërkombëtare “Eposi Kreshnikëve – Monument i Etnokulturës Shqiptare”
Të nderuar Miq,
Duke Ju falenderuar për ftesën, më lejoni që t’ju përshëndes në emër të Ministrit të TKRS të Shqipërisë, z. Ferdinand Xhaferaj dhe t’i uroj punë të mbarë këtij tubimi evokues dhe rrezatues i personaliteteve të etnokulturës, që keni dëshmuar dashuri dhe profesionalizëm, kopetencë shkencore e ndjeshmëri njerëzore.
Politikat kulturore të shtetit kanë qenë dhe mbeten padyshim të orientuara nga trashëgimia jonë, në shërbim të ruajtjes së identitetit kombëtar. Funksionimi i një rrjeti të tërë piramidal institucionesh me platforma të qarta, të mbështetura në përvojën e madhe të begatisë së visarit tonë, ka dhënë rezultate impresionante. Merita u takon bardëve e krijuesve të vlerave, organizatorëve e drejtuesve të institucioneve kulturore e shkencore, shoqatave dhe drejtuesve të Qeverisjes Vendore. (more…)