U ZHVILLUA FESTIVALI I PESTË FOLKLORIK TIPOLOGJIK I VALLES (NDERKOMBËTAR ) NË QYTETIN E LUSHNJËS NË DATAT 25-26-27 MAJ 2011
Në zbatim të planit të punës së veprimtarive të QKVF, të miratuara nga MTKRS për vitin 2011, në qytetin e Lushnjes u organizua Festivali Folklorik Tipologjik Ndërkombëtar i Valles në datat 25-26-27 Maj 2011.
QKVF mori masa të plota organizative për përgatitjen e Ansambleve të Valleve në Qarqet e vendit dhe grupeve të huaja, që do të merrnin pjesë në këtë veprimtari të rëndësishme ndërkombëtare, ndonëse në kushte jo të favorshme të situatës zgjedhore.
Në bashkëpunim me Bashkinë e institucione kulturore të qytetit të Lushnjes, u bënë përgatitjet e nevojshme për pritjen, akomodimin, veprimtaritë e zhvillimin me sukses të Festivalit.
Bashkëpunimi me grupet nga Greqia, Bullgaria, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Kosova e Maqedonia ishte i frytshëm.
Me datë 25.05.2011, ora 19 30 në sallën e shfaqjeve të Qendrës Kulturore “ Vaçe Zela” të qytetit të Lushnjes, e mbushur me mbi 500 spektatorë, u bë çelja e Festivalit të 5-të Ndërkombëtar të Valles nga Drejtori Artistik i Festivalit, zoti Esat Ruka dhe Kryetari i ri i Bashkisë së Lushnjes, zoti Fatos Tushe.
Qendra Kulturore e Lushnjes i priti miqtë e të ftuarit nga Shqipëria e bota me një koncert mirëseardhje, ku interpretuan artistët më të mirë lushnjarë bashkë me artistët e vegjel të Qendrës Kulturore të Fëmijëve.
Në natën e parë të festivalit konkuruan me dinjitet grupet e valleve nga Tirana, Kavaja, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Në natën e dytë konkuruan grupet e valleve nga Belshi-Qarku Elbasan, Gora – Korçë, Greqia dhe Bullgaria, ndërsa në natën e tretë grupet e valleve të Skraparit, Qarku Berat, Gjirokastra, Gjilani i Kosovës dhe Bosnje – Hercegovina.
Konceret konkuruese të këtyre grupeve për tre net me radhë u ndoqën me shumë interesim nga artdashësit lushnjarë e të ftuar që mbushën sallën e shfaqjeve të Qendrës Kulturore “Vaçe Zela’.
Juri e Festivalit e përbërë nga Agron Aliaj – Artist i Popullit e Mjeshtër i Madh, Liljana Cingu – Valltare, Mjeshte e Madhe, Dilaver Kryeziu – Koreograf – Drejtor i Ansamblit “Shota” Prishtinë, Klodjan Qafoku – Kompozitor e Leonard Mone – koreograf, duke ndjekur me vëmendje çdo paraqitje në skenën e Festivalit në zbatimin me rigorozitet të kritereve shkencore të përcaktuara për këtë zhanër të trashëgimisë shpirtërore, bënë vlerësimet e grupeve të valleve, duke akorduar çmime karriere për grupe e individë, kërcimtarin më të mire, vallen epike, lirik e rituale më të mirë, për veshjen origjinale më të mirë, si dhe çmime për grupe. Në përfundim për grupet u dha keto çmime :
Çmimi i pare: grupi “Svetlina Kremikovtzi”, Bullgari
Çmimi i dytë: “Besa “ Gostivar, Maqedoni.
Çmimi i tretë: “Gjilani” Kosovë
Çmimi i tretë: “Donilovgrad“ Mali i Zi.
Gjatë ditëve të festivalit grupe nga Shqipëria e nga bota, sipas programit vizituan vende turistike e monumente kulture si Plazhin e Manastirin e Ardenicës. Me interes u ndoq sidomos nga artistët miq, çelja e Ekspozitës me veshje popullore traadicionale shqiptare nga “Tradita Popullore – Edlira”.
QKVF ju dhuroi të gjithë grupeve pjesëmarrëse Emblemen e Festivalit, bashkë me çertifikatën dhe literaturë turistike, përgatitur në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Turizmit.
Gjithashtu grupeve dhe festivalistëve vendas dhe të huaj iu shpërnda Revista “Gjurmë të shpirtit shqiptar”, nr. 10 (numri i fundit).
Morën pjesë në Festivalin Folklorik Tipologjik Ndërkombëtar të Valles, 12 grupe folklorike, me rreth 300 valltarë e instrumenntistë.
Festivali u ndoq dhe u transmetua nga shume media lokale e kombëtare dhe u dokmentua me foto e filmime me qëllim ruajtjen e programeve, teksteve e materialeve të tjera nga QKVF.
Comments are closed.