KRITERE SHKENCORE TË FESTIVALIT FOLKLORIK TIPOLOGJIK KOMBËTAR TË KËNGËS POPULLORE QYTETARE BERAT 2012

17 April 2012 | Njoftime
  • Në   festival do të marrin  pjesë  grupe  të  Qendrave  Kulturore  të  Bashkive  të vendit e viseve shqiptare si dhe  grupe përfaqsuese të Shoqatave kulturore.
  • Repertori    duhet   të përmbajë  pa tjetër   krijime të  cilat u bëjnë  jehonë  ngjarjeve dhe  figurave  të shquara  historike  të pavarësisë kombëtare  duke shmangur denatyrimet dhe deformimet në ekzekutim.
  • Repertori   të jetë  i ndërthurur  ndërmjet  këngëve të herëshme qytetare  të  trevës përkatëse    si dhe  krijimeve të reja të cilat  do  të  përmbëjnë deri  30%  të programit.  Formacioni orkestral  të  ndërtohet mbi  instrumentët  përkatës të këtij zhanri,  duke   evituar elektronikën dhe efektet e tepruara.
  • Përzgjedhja e këngëve përfaqsuese të bëhet mbi bazën e origjinalitetit   krijues dhe  cilësisë artistike të përcjelljes ( nivelit të këndimit dhe  të   shoqërimit orkestral ).

Të bëhet kujdes në trajtimin e teksteve duke  respektuar  traditëne  njohur të krijuese.

  • Në rastin e krijmtarisë së re duhet patur parasysh :

* Orkestracionet  duhet  t’u pëmbahen  shtratit origjnal të saj.

Në skenë  grupet  të paraqiten  me  veshje popullore qytetare, ose me veshje civile  klasike (vecanërishtë femrat )  larg estravagancës.

  • Juria e festivalit  do të  konsiderojë  jo të vlerësueshme   përsëritjen e   repertorit  të    viteve  të kaluara.dhe shkeljet e kritereve.

KOMITETI       ORGANIZATOR


Comments are closed.