Festivali i Këngës Popullore Qytetare Berat 2012

QKVF hapi sezonin artistik për vitin 2012 me Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës  Popullorë  Qytetare (edicioni 12), I cili u mbajt  në  qytetin e Beratit  në  datat  26-27 Prill 2012. Festivali  në  një atmosferë  festive u çel, me  ekspozitën e  kostumeve popullore në  Hollin e Qendrës Kulturore përgatitur nga “ TRADITA –EDLIRA’“ dhe  në orën 19:00 me koncertin  e mirëseardhjes, organizuar nga Qëndra Kulturore  Berat, me bandën e këtij qyteti, e cila interpretoi këngë e melodi patriotike të cilat u pritën me duartrokitje të vazhdueshmë nga publiku.

Grupi  Prizrenit hapi garën, me një program, ku kënga për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, u këndua edhe nga shikuesit në  sallë. U  dalluan këngëtarët  e mirënjohur të këtij grupi Sedat Kuçi   e Festim Bytyçi etj. Grupi i Fierit ,u paraqit me një orkestrinë të kompletuar me solistë, dhe  grup këngëtarësh të spikatur. Grupi i Elbasanit kishte ardhur në këtë festival me një pergatitje serioze dhe  me figura të tilla si vëllezrit Zena, Eglantina Toska dhe sidomos grupi i burrave të cilët shpalosën më së miri traditën e këtij qyteti në këngën popullore qytetare. Lushnja pati një performancë mjaf profeisionale. Solistët  Valbona Hekurani e Gëzim Xhaxhaj të shoqëruar edhe nga kompleksi, interpretuan me  nivel të  lartë artistik  repertorin e tyre. Si gjithmonë, me  duartrokitje,  u prit  grupi i Tetovës, që në repertorin e tij  kishte material muzikore të karakterit  historik dhe lirike ku solistët  Jetmir Rexhepi, apo vëllezrit Sejdiu, merituan vlerësimin maksimal të spektatorit Beratas.

Dita e dytë e festivalit  filloi me  veprimtari  dytësore ku grupet bënë vizita në Kalanë e Beratit  si dhe  në  Muzeun e Onufrit dhe qendra  të tjera të turizmit  kulturor në Berat. Pritja nga Kryetari i Bashkisë së Beratit që ju  bëri artistëve të njihen më mirë me vlerat   e  këtij qyteti historik. Nata e dytë e festivalit, u çel me grupin e Krujës, që në repertorin e saj kishte këngë historike dhe tipike lirike qytetare të Krujës, të interpretuara nga solistët e mirënjohur  Mehdi Guni  e Rakipe Karaj. Qyteti  i Peshkopisë, tregoi edhe këtë  here, se ka një grup të konsoliduar të këngës popullore qytetare dhe që me meritë ka qenë edhe fitues i festivalit të mëparshëm. Interpertimi  i  orkestrës dhe solistëve si Vera Laçi, Flora Shabani, apo Agim Skarra me grupin, merituan duartrokitjet e gjata të spektatorit  Beratas. Pas disa vitesh mungesë, u paraqit edhe grupi i Qendrës Kulturore të Tiranës, me një orkestrinë që meritojë titullin “Orkestrina më e mirë”  me këngëtaren më të mirë të  festivalit, Nurie Myftarin, apo edhe me interpretimin e Çlirim Denajt, dhanë mesazhin se Tirana, në të ardhmen  do të dijë të vlerësojë më shume veprimtari të tilla kombëtare. Shkodra, si gjithmonë e vrullshme, e pajisur me gjithë formacionin orketral e vokal, u paraqit denjësisht duke shpalosur gjithë arsenalin e çmuar të këtij qyteti me mjaft traditë në këtë zhanër. Solistët, Mukades Çanga, Bujar Qamili, Enriketa Kuqani etj, i dhanë  koncertit dinamizëm  duke  treguar se kënga popullore  qytetare shkodrane, vazhdon të jetë në ballë të kësaj veprimtarie. Grupi  përmbyllës  i këtij festivali, ishte Berati, që e kishte marrë mjaft seriozisht përgatitjen për  këtë aktivitet duke performuar fuqishëm  në skenë me solistët  dhe formacionin orkestral. Me kulturën e paraqitur dhe nivelin artistik, artistët Beratas treguan  se meritojnë  vlerësimin e jurisë e cila i nderoi  me çmim të parë duke i dhënë të drejtën e organizimit edhe një herë të  këtij festivali  në qytetin e tyre. Me vendin e dytë u vlerësua grupi i Qëndrës Kulturore Shkodër, ndërsa në  vendin e tretë  grupet e Q.Kulturore të Peshkopisë dhe Lushnjës. U vlerësuan nga QKVF me “ Mirënjohje “ drejtuesit artistik  të disa grupeve si Përparim Tomçini, Fatbardh  Hysa, Florenc Qafa si dhe  shka “ Agimi” Prizren dhe QK  “ Xh. Zeqiri “Tetovë.Festivali  u transmetua për dy  ditë  rrjesht nga të gjithë stacionet televizive lokale dhe kombëtare, u organizua  një konferencë  shtypi nga Drejtori i QKVF z.E.Ruka. Festivali  u  ndoq  për  dy  net  rrjesht  nga   qindra  spektatorë, që mbushën sallën e QK  Berat si asnjëherë tjetër. Festivali ishte një  vazhdimësi, arritje cilësore  artistike, një  menaxhim e bashkëpunim  i mirë,  dhe promovim  cilësor i vlerave artistike të Këngës Popullore qytetare. Është kërkesë e kohës që  festivali të mbahet në terrene të hapura, duke ruajtur integritetin e tij artistik, për të krijuar mjedise festive edhe turistike, e për t’u ndjekur  nga më shumë spektatorë. Salla e Qendrës Kulturore të Beratit për dy net ishte e mbushur mbi kapacitetin e saj, falë edhe punës së lavdërueshme para përgatitore të bashkisë e Q.kulturore  Berat.

Morën pjesë në festival  mbi 160 artistë.

Qendra Kulturore – 8 , Sh.K.A. – 2, Formacione orkestrale   – 10 , Formacione vokale  – 10, Soliste – 50 , Kostume lloji – 10, Specialistë të aktivizuar – 22

Vlerësime :

Vendi i parë iu dha grupit të qëndrës kulturore Berat

Vendi i dytë iu dha grupit të qëndrës kulturore Shkodër

Vendi i tretë iu dha qendrave kulturore Dibër dhe Lushnjë

Çmimi i karrieres iu dha:

1.Vellezërit Jashar dhe Idajet Sejdiu – Tetovë

2.Agron Bogo – Fier

3.Sedet Kuqi – Prizren

4.Rakipe Karaj – Krujë

5.Sopot Serica – Elbasan

Këngëtari dhe këngëtarja më e mirë: Jetmir Rezhepi – Tetovë dhe Nurie Myftari – Tiranë


Comments are closed.